Prishtinë, 4 maj - Në një pavijon që do ta ndajë me Shqipërinë, Kosova për të gjashtën herë me radhë do të zërë vend në tregun e një prej festivaleve më të mëdha të filmit. Promovimi i filmave kosovarë dhe gjetja e mundësive të reja për bashkëprodhime edhe sivjet do të jenë fokusi i ekipit të Qendrës Kinematografike të Kosovës në Festivalin e Filmit në Cannes. Festivali prestigjioz që tubon yjet e filmit në rivierën franceze do ta mbajë edicionin e 70-të, prej 17 deri më 28 maj. Dy javë para nisjes drejt Cannes, përfaqësues të QKK-së kanë zbuluar detajet e prezantimit të sivjetmë.
“QKK edhe këtë vit do të jetë pjesë e Marche du Film - tregut të madh të filmit që organizohet nga Festival de Cannes, ku do të ketë pavijonin e përbashkët me QKK-në e Shqipërisë duke ndjekur praktikat si në Festivalin e Berlinales”, ka thënë Vesa Qena, përgjegjëse për komunikim me publikun në Qendrën Kinematografike të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë katalog janë përfshirë të dhëna për mbi 60 filma, mes të cilëve “Cirku fluturues” i Fatos Berishës, “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit, “Zana” i Antoneta Kastratit, “Skype” i Isa Qosjes, “Shpija” i Lendita Zeqirajt, “Vera e andrron detin” me regji të Kaltrina Krasniqit, “Delegacioni” i Bujar Alimanit, “I treturi” i Arben Thaçit, “Njeriu i dosjeve” i Ismet Sijarinës e të tjerë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.