Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliun, me të cilin ka biseduar rreth bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Luginës së Preshevës, veçanërisht rreth implementimit të mëtutjeshëm të Memorandumit që MKRS-ja ka nënshkruar me KKSH-në.
Në këtë takim u bisedua për aktivitete konkrete që institucionet e kulturës së Kosovës do të realizojnë në Luginë të Preshevës, siç janë performimi i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, bashkëpunimi në fushën e librit, shfaqjet e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Luginë, përkrahja në fushën e rinisë dhe të sportit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i KKSH-së, Januz Musliu, e çmoi ndihmën që i është dhënë Luginës së Preshevës për pasurimin e fondit të librave në dy bibliotekave publike, ndihmën për ekspozitën etnografike dhe aktivitet e tjera në fushën e kulturës.