Historia e rrokut shqiptar nuk mund të kuptohet dot pa tre heronjtë e saj Elton Deda, Aleksandër Gjoka dhe Redon Makashi.
Ata na kanë treguar si tingëllon rroku shqip. Ata kishin flokë të gjata kur ende nuk ish bërë viti që Shqipëria kish çelur dyert, duke hedhur pas regjimin komunist. Të tre na kanë ngjethur mishin sa e sa herë, nëpër festivale, sheshe e lokale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa ardhur koha t’i shohim siç edhe u ka hije tek Pallati i Kongreseve, me 70 muzikantët më të mirë të orkestrës simfonike të RTSH (Radio Televizionit Shqiptar).
I gjithë repertori i preferuar i secilit, por edhe i të treve, do të vijë në një koncert të paharrueshëm këtë 15 maj.