Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Shpallet juria shqiptare për Eurovizionin e këtij viti

Si çdo vit, secili shtet dërgon një juri profesionistësh të muzikës që do të vlerësojnë këngët, ndërsa vendimi i tyre gjithmonë përzihet edhe me votën e publikut, shkruan KultPlus.

Shqipëria duket se ka përzgjedhur emra të fuqishëm për këtë juri. Olta Boka – përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovizion para disa vitesh, e kryeson këtë listë krahas emrave të tjerë si Marsela Çibukaj, Endri Sina, Orgesa Zaimi dhe Haig Zacharian.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Juria do të përcjellë performancën gjenerale dhe dy gjysmëfinalet, ndërsa do të votojë më pas bazuar në vokal, performancë, paraqitje, skenografi dhe elemente tjera muzikore. Kjo votë do të barazohet edhe me votën e publikut, dhe kësisoj çdo shtet, edhe Shqipëria në këtë rast, duke përzier votat mbërrin deri në 12 pikët e saj maksimale.

Eurovizioni këtë vit mbahet në Ukrainë, më 9,11 e 13 maj.

Image
Image
Image