Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho është përzgjedhur artistja e javës nga revista online amerikane “OperaWire”.
E hapur në vitin 2016, ky medium sjell lajme, analiza e kritika për operën në përgjithësi dhe mbulon ngjarje në gjithë botën. Përzgjedhja e artistit të javës është njëra prej rubrikave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArsyeja për përzgjedhjen e Jahos vjen si rezultat i perfomancave të saj mbresëlënëse të kohëve të fundit, shkruan sot “Koha Ditore”. “OperaWire” suksesin e saj e lidh me rolin kryesor në operën “Madama Butterfly” të Puccinit, duke e cilësuar si një prej operave më zemërthyese dhe element kryesor i repertorit operistik.
Pas pushtimit të teatrove të mëdha në New York, Londër, Bolonjë, Paris dhe Venecia, Jaho do të bëjë debutimin e saj në “Washington National Opera” në rolin e famshëm të kësaj opere që mbanë emrin Cio-Cio San... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.