Në filmin “A Quiet Passion” Cynthia Nixon është ajo që mban sekrete. Ajo portretizon poeten Emily Dickinson dhe fytyra e saj rrezaton ironi dhe zgjuarsi, e më pas vetmi dhe frikë.
Mund të shihet se si emocionet janë të ruajtura përkohësisht në atë fytyrë, të rafinuara dhe të ruajtura për më vonë – për poezinë që ajo shkruan gjatë natës, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Është fytyra e cila ndryshon teksa ajo rritet dhe lëvizë bashkë me spektrin e një gjeniu, duke publikuar pak ose asgjë, e zemëruar për mosngushëllimin e “pasardhësve”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFilmi i Terence Davies dhe performanca e mrekullueshme e Nixon më kujtuan disi WH Auden që thotë se Matthew Arnold “e futi dhuntinë e tij në burg derisa vdiq”. Nuk është dhuntia e Dickinson për poezinë që është futur në burg por dhuntia e saj për të dashuruar.
Poezitë e saj citohen nga Nixon përmes zërit që vjen si narrator dhe me përzgjedhje të zgjuar e me lojë, Davies mund të sugjerojë se ritmi i shpejtë tërheqës ka një jehonë të vogël teknike me Longfellow, të cilin Emily pretendon ta përçmojë.
Emily, si e re portretizohet nga Emma Bell, e cila është agnostike dhe e keqtrajtuar në shkollën tiranike të krishterë, ku shpëtohet nga familja e saj dhe mirëpritet në një qark relativisht liberal. Në moshë të rritur - proces i prezantuar në transformim të zymtë digjital me portretin e saj fotografik - dhe deri në fund portretizohet nga Nixon.
Jennifer Ehle është e mrekullueshme në rolin e motrës së saj Vinnie; Duncan Duff është vëllai i saj i lezetshëm Austin, avokati i cili martohet me Susan Gilbert (Jodhi May). Austin përbuz veten për shërbimet militare në luftën civile me këmbënguljen e babait të tyre të këndshëm, por të ashpër Edward, i cili portretizohet nga Keith Carradine... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.