Samuel P. Huntingtoni ka të drejtë në konstatimin e tij se me përfundimin e luftës së ftohtë ka ardhur deri te forcimi i religjionit. Sidomos islami dhe ortodoksia po përjetojnë një valë ngritjeje, duke u shoqëruar edhe me një rritje të fundamentalizmit.
Kjo mund të shpjegohet me vakuumin që krijoi rënia e komunizmit. Qytetarët në vendet ish-socialiste e vështronin komunizmin si një idhull që po çmontohej në tërë skeletin e tij dhe mësyn një skelet të ri shoqëror: nacionalizmin dhe religjionin. Islami dhe ortodoksia po forcohen me një frymë antiperëndimore, antishekullare dhe antiuniversale, shkruan Sabri Kiçmari në pjesën e tretë të recensionit mbi librin e Samuel P.Huntingtonit “Luta e civilizimeve dhe ribërja e rendit botëror” të botuar në Shtojcën për Kulturë të Kohës Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë proces vërehen dy trendë interesante: te ortodoksia kthimi drejt religjionit të ish-komunistëve fanatikë, kurse te islami të rinjtë po bëhen më religjiozë sesa prindërit e tyre. Si duhet të gjendet Perëndimi në këtë situatë? Jürgen Habermas me rastin e marrjes së Çmimit të Paqes të Librit Gjerman në vitin 2001 pati deklaruar se “ata të cilët dëshirojnë për të shmangur një ‘luftë në mes të civilizimeve’ duhet të kenë parasysh dialektikën e pazgjidhur në procesin e shekullarizimit në vetë Perëndimin tonë.”
Hans Küng e vë në dyshim një princip nëse pas luftës së ftohtë dhe botës bipolare përmes forcimit të trendit drejt një bote multipolare mund të flitet sot për një model shpjegues global. Tezat për definimin e rendit bashkëkohor botëror mbeten ende objekt diskutimi në rrafshin shkencor. Pikëpamja ime është se rendi botëror është njëpolar dhe jo multipolar.
Ndërhyrjet kundër Irakut (1991), kundër Serbisë (1999), kundër Irakut (2003), kundër Libisë (2011) dhe ato në Siri (2017) dëshmojnë se SHBA-ja i përcakton linjat e veprimit në rrafshin ushtarak në politikën ndërkombëtare. Kjo nuk do të thotë se SHBA-ja nuk sfidohen në rrafshin politik, ekonomik dhe ushtarak nga aktorë të tjerë të marrëdhënieve ndërkombëtare, por fuqia e këtyre aktorëve është pakrahasimisht më e dobët se sa SHBA-ja. Roli prijës i tyre do të mbetet edhe më tutje i pazëvendësueshëm në të tri këto rrafshe. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.