Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Stilet muzikore shkrihen në përmbyllje të “Chopin Piano Festit”

Pianistët Johannes Piirto nga Finlanda dhe Shkëlzen Baftiari nga Maqedonia i dhanë ngjyrë fundit të edicionit të tetë të “Chopin Piano Festit” të premten mbrëma, shkruan sot Koha Ditore.

Nën udhëheqjen e dirigjentit japonez Toshio Yanagisawa, Piirto ka luajtur “Koncertin për piano” të Robert Schumannit, ndërsa pak minuta më vonë Baftiari ka luajtur “Koncertin nr.3” për piano të Prokofievit. Përveç dy veprave të kompozitorëve të njohur, në koncertin përmbyllës të “Chopin...” në bashkëpunim me Filarmoninë e Kosovës u luajtën edhe “Uvertyrë” e Pyotr Tchaikovskyt dhe vepra e Sibeliusit me të cilën është shënuar edhe 60-vjetori i vdekjes së tij dhe 100-vjetori pavarësisë së vendlindjes së kompozitorit, Finlandës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Krejt repertori ka qenë një test i radhës për Filarmoninë, që fut në program vepra sfiduese për ta bërë gjithnjë një hap përpara. Në përmbyllje festivali është zhvendosur në Sallën e Kuqe nga amfiteatri i Bibliotekës Universitare, e cila sivjet sefte nga ky festival është promovuar si hapësirë e re koncertale. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.