Kur Agamemnoni është kthyer nga lufta e Trojës, në të cilën ka qenë kryekomandant i ushtrisë ngadhënjyese, ishte vrarë gjatë gostisë së përgatitur për nder të tij. Vrasësit me pagesë ia morën jetën.
Kushëriri i tij, Egisti, ishte ai që dha urdhrin. Për pjesëmarrje në krim e bindi edhe gruan e komandantit, Klitemestrën, për t'u martuar me të dhe për t'u bërë mbret i Mikenës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE zhvendosur në kontekstin ballkanik, drama e antikitetit frymon sikurse të ishte shkruar për ditët e sotme, shkruan sot Koha Ditore.
Sidomos kur ajo është bazë për ta ndërtuar një rrëfim bashkëkohor. Për dallim nga Agamemnoni i asaj kohe, personazhi i shfaqjes “Bordel Ballkan” kthehet në bordelin që është pronë e tij. Agamemnoni (Astrit Kabashi) kthehet nga frontet e luftës dhe sheh se shumë gjëra kanë ndryshuar në vendin e tij.
Përballet edhe me yryshin e ushtarëve për të uzurpuar prona. Pikë e dobët janë pompat e benzinës.
Premiera e së premtes në Teatrin Kombëtar të Kosovës me tekst të Jeton Nezirajt e regji të hungarezit, András Urbán, nis me tregime për luftën. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)