Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Monet” - hapësira impresive për artin dhe librin në Prishtinë

Pak metra larg sheshit, në një rrugicë që ani pse ndodhet në qendër të qytetit, i shmanget zhurmës e kaosit, ndodhet “Monet”.

Në vendin e emërtuar sipas themeluesit të impresionizmit francez, Claude Monet, vizitori mund ta përjetojë një eksperiencë impresive e unike: ta shijojë një kafe, të shfletojë a të blejë një libër dhe ta shohë një vepër arti, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në ballë ndodhet galeria, në të cilën janë ekspozuar pikturat e ciklit “Këngët e peshqve” të Blerta Surroit. Përballë tyre janë vendosur skulptura e vizatime të Veli Blakçorit. Të dy artistët kanë bashkuar forcat për t’i ofruar qytetit atë që e quajnë “shtëpi e vogël kulturore”, e që ngërthen në vete galerinë, librarinë e kafenenë.

Në “Monet” ka zënë vend edhe rafti i mbushur me librat e botimeve KOHA – në të cilin janë radhitur titujt e librave më të shitur të viteve të fundit në Kosovë. Tavolinat përreth banakut ku servohet kafeja i shkojnë për shtat ambientit, që dallohet me pamje e koncept unik. Të veçantë e kanë cilësuar “Monet” edhe ata që u bënë pjesë e ceremonisë përuruese – një tubim joformal me një gotë verë e më shumë vepra arti, të enjten mbrëma.

Image

Me këngën “La Vie En Rose” të Edith Piaf në sfond, artistja Blerta Surroi ka shpjeguar sesi ka zënë fill e gjithë ideja e “Monet”.

“Gjithkund në Evropë galeritë e tilla janë shumë funksionale dhe kanë një program vjetor – gjë të cilën e ka edhe “Monet”, ka thënë Surroi.

“Këto punime kanë ardhur në këtë galeri pas ekspozitës që kam pasur në Shkup dhe në Beograd. Ky cikël quhet ‘Këngët e peshqve’, ka sqaruar ajo.

Pjesa tjetër e galerisë është mbushur me vepra të Veli Blakçorit, të cilat janë gjithashtu në shitje, sikurse ato të Surroit.

“Këtë galeri e ndajmë bashkë me Veli Blakoçorin dhe jam shumë e lumtur se është një prej artistëve më me vlerë që ka vendi ynë. Dhe unë e çmoj shumë, e shpresojmë të na ecë bashkëpunimi”, ka thënë Surroi.

E Veli Blakçori ka thënë se “Monet” është hapësirë në të cilën në të ardhmen mund të ekspozojnë krijuesit e rinj, por edhe gjithë të tjerët... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.