Rreth një orë pasi regjisori András Urbán në konferencën ku është paralajmëruar premiera e shfaqjes “Bordel Ballkan” ka thënë se teatri e ka për detyrë të punojë lirshëm, ekipi i shfaqjes është kërcënuar me jetë.
Kanë qenë shtatë persona nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që rreth mesditës të së enjtes kanë shkuar në Teatrin Kombëtar të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”. Janë takuar me autorin e tekstit të shfaqjes “Bordel Ballkan”, Jeton Neziraj, dhe me kryetarin e Këshillit Drejtues të TKK-së, Arian Krasniqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërfaqësuesit e OVL të UÇK-së të kryesuar nga kryetari Hysni Ngucati dhe nënkryetari Migjen Shala i kanë paralajmëruar ata se do ta anulojnë premierën e shfaqjes të premten mbrëma. I kanë thënë dramaturgut se nëse shfaqja “njollos vlerat e UÇK-së”, do ta pengojnë atë.
Neziraj ka thënë se është kërcënuar me jetë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.