Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Shteti ka ende punë në mbrojtje të të drejtave autoriale

Prishtinë, 27 prill - Policia e Kosovës gjatë vitit 2016 ka punuar në katër raste që i janë raportuar si shkelje të të drejtave të autorit. Këto të dhëna, ashtu si edhe ato të institucioneve të tjera shtetërore, janë shpalosur për ta dëshmuar përkushtimin e shtetit në luftën kundër piraterisë dhe shkeljes së të drejtave të autorit.

Të mërkurën, kur edhe është shënuar Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale, në konferencën për pronësinë intelektuale të organizuar nga Ministria e Kulturës dhe ajo e Tregtisë dhe Industrisë, është debatuar për arritjet dhe sfidat në këtë drejtim. Vetë përfaqësues institucionesh e kanë pranuar se ka ende punë në luftën kundër piraterisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vitin e kaluar ishte raportuar se më 2014 e më 2015 ishin ngritur gjashtëmbëdhjetë kallëzime penale për shkelje të të drejtave të autorit.

Majori policor, Nebih Hoti, ka thënë se në institucionin të cilit ai i takon gjatë vitit të kaluar janë pranuar një varg ankesash të ndryshme. Ka thënë se në kuptimin penal gjatë kësaj periudhe janë trajtuar katër raste për të drejtën e autorit.

“Një ka pasur të bëjë me platforma televizive, pastaj ka qenë një publikim i paautorizuar i një albumi të një këngëtari, një shitje e paautorizuar e librit, si dhe një rast që është ende duke u hetuar, ku dyshohet për vjedhje të punimeve shkencore, përkatësisht keqpërdorim të trashëgimisë së një intelektuali tanimë të ndjerë”, ka thënë Hoti. Gazeta në maj të vitit të kaluar kishte raportuar se kompozitori Florent Boshnjaku kishte lajmëruar Policinë e Kosovës se “On Air Music” me seli në Prishtinë kishte shitur veprën e tij pa autorizim.

Sipas të dhënave që janë shpalosur gjatë ditës së mërkurë, Agjencia për pronësi industriale gjatë vitit të kaluar numëron 1583 aplikime për marka tregtare dhe 49 aplikime për patenta (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

{gallery}