“Dita Ndërkombëtare e Librit” dhe “120-vjetori i revistës Albania” u përkujtuan nëpërmjet një aktiviteti të përbashkët në Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë
Në sallën “UNESCO”, sektori i Programeve Edukative të Muzeut Kombëtar dhe shkolla jopublike 12-vjeçare “Faik Konica”, në Tiranë, organizuan një veprimtari të larmishme, ku përveç përshëndetjeve në kuadër të këtyre dy datave, nxënësit e shkollës jopublike “Faik Konica” kishin përgatitur një program festiv dhe edukativ.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi tha se me revistën e tij politizuese Albania, Faik Konica i dha një pasaportë kombit tonë.
“Ai krijoi në faqet e saj një Shqipëri imagjinare, kur ende nuk kishim një Shqipëri politike”, tha më tej drejtori Koçi. Ai shtoi se Faik Konica, ky intelektual i radhë, emancipues e largpamës, emrin e të cilit e mbante shkolla e tyre, ishte një nga themeluesit e shtetit shqiptar edhe pse fizikisht nuk u ndodh në ditën e shpalljes së Pavarësisë”, u shpreh ai.
Më pas, nga nxënësit u recituan poezi nga Faik Konica si dhe u shfaq një dokumentar mbi historikun e revistës Albania.
Në fund të aktivitetit, drejtor i nëntëvjeçares, Dilaver Koçiu shpërndau çmimet e konkursit letrar të organizuar nga klasat e 5-ta të shkollës 12-vjeçare jopublike ‘Faik Konica’.
Faik Konica është një nga personalitetet më të veçanta të kulturës dhe letërsisë shqiptare.
Prozator dhe poet, publicist dhe eseist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar.
Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike.