Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Karvani i Shkrimtarëve në Lipjan, bisedë e ngrohtë për librin

Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva”, po vazhdon turneun nëpër qendra të ndryshme të Kosovës, duke krijuar kështu kontakt të përhershëm me lexuesit. Sivjet mbushen tetëmbëdhjetë vjet nga koha kur ai ka filluar të mbahet me iniciativën shkrimtarit dhe profesorit të njohur Agim Deva.

“Karvani…” ka filluar më 7 Mars, në Ditën e Mësuesit, dhe vazhdon deri më 15 qershor, kur përfundojnë mësimet në shkolla. Në kuadër të aktiviteteve të “Karvanit…” mbahen edhe përurime librash, por shënohen edhe veprimtari, të cilat lidhen me librin dhe krijuesit si dhe me manifestime të karakterit ndërkombëtar. Dje, në Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtave të Autorit, në shkollën fillore “Ismail Luma” në Lipjan qëndroi Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva”. Në këtë manifestim u zhvillua një bisedë e ngrohtë mbi librin dhe u mbajt një orë letrare. Përveç anëtarëve të grupit letrar të shkollës, me punimet e tyre u paraqitën edhe shkrimtarët Ibrahim Kadriu, Hasan Hasani, Xhevat Syla, Kismete Hyseni dhe Abdullah Troshupa. Në bisedën e frytshme për librin dhe krijimtarinë letrare, kontributin e tyre e dhanë edhe vetë nxënësit e kësaj shkolle, të cilët shprehen interesim të madh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fund të këtij takimi shkrimtarët dhuruan librat e tyre më të rinj për bibliotekën shkollës.