Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Juvenilia” e Mjedës e digjitalizuar si urim për Ditën e Librit

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, si një urim special në Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtës së Autorit, fton lexuesit e saj të njihen me botimin e dixhitalizuar të veprës “Juvenilia” të poetit Ndre Mjeda.

Ky botim i dixhitalizuar është në faqen zyrtare të BKSH (www.bksh.al), duke shenjuar me nderim edhe 100-vjetorin e botimit të parë të saj më 1917. “Juvenilia”, kjo vepër e shkëlqyer e letërsisë shqipe mund të shfletohet tashmë online dhe të shkarkohet në çdo pajisje elektronike si kompjuter, laptop, kindle, book reader, smartphone, tablet, kudo dhe kurdo.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në vitin 1917, Ndre Mjeda mblodhi dhe botoi në vëllimin “Juvenilia” krijimet poetike të shkruara gjatë Rilindjes, që për arsye të ndryshme nuk ishin botuar më vonë. Ndër lirikat e ndryshme të përfshira në veprën “Juvenilia” ka një varg vjershash me të cilat poeti ndjek traditën e Rilindjes, ku himnizon bukuritë e atdheut.

Motivet shoqërore janë vënë në bazë të dy vjershave të “Juvenilias”: “I mbetuni” dhe “Shtegtari”. Aty preken dy plagë të dhimbshme të Shqipërisë në atë kohë: kurbeti dhe qëndrimi mospërfillës i klasave të pasura ndaj njerëzve të thjeshtë të popullit.