Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Muzikantët nga Kosova i bashkohen thirrjes për paqe

Katër të rinj kosovarë e kanë përmbyllur suksesshëm misionin e tyre në Gjermani – nëpërmjet artit e performancave kanë bërë thirrje për paqe.

Muzikantë nga Kosova e kanë përfaqësuar vendin në shkëmbimin rinor, që është mbajtur në qytetin gjerman, Bremen, shkruan sot “Koha Ditore”. Rreth 40 të rinj nga 8 vende, të cilat janë në konflikt apo në periudhën e postkonfliktit, për dhjetë ditë kanë qëndruar atje, duke mësuar dhe performuar muzikën e njëri-tjetrit dhe duke shkëmbyer kultura nëpërmjet gatimit, muzikës e vallëzimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ata kanë ndjekur edhe disa punëtori rreth zgjedhjes e parandalimit të konflikteve. Këngëtari Florent Abrashi, fitues i spektaklit të talenteve “Voice of Albania”, Granit Paçarada, baterist i bendit “Offchestra”, vokalisti Hysein Damati nga Mitrovica dhe Anda Gjini, flautiste nga Prizreni, rrugëtimin e tyre e kanë përmbyllur me një performancë në rrugë, në qendër të qytetit gjerman.

Ata qenë përzgjedhur të qëndrojnë në Gjermani nga organizata italiane “IPSIA”, nëpërmjet një audicioni që është mbajtur në saje të bashkëpunimit të mirëfilltë me shkollën e muzikës “Lorenc Antoni” të Prizrenit.

“Të shtunën kemi pasur edhe performancë në rrugë, në qendër të qytetit të Bremenit. Këta të rinj kanë krijuar këngë me qëllim që t’i ftojë të gjithë për paqe.

I gjithë rrugëtimi për shkëmbimin rinor është zhvilluar ndërmjet datave 14 e 24 prill... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.