Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Iniciativa Qytetare këmbëngul për rindërtimin e xhamisë në Kala

Punimet për krijimin e amfiteatrit dhe ndërtimin e shtigjeve që përshkojnë pikat më me interes në Kalanë e Prizrenit janë në vijim e sipër, kanë bërë të ditur përfaqësuesit e degës në Kosovë të organizatës suedeze “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” (CHwB).

Ndërkohë zërat e tjerë që kërkojnë rindërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit shprehin qëndrimin se kërkesat e tyre duhet të merren parasysh nga autoritetet e trashëgimisë kulturore, në mënyrë që mos injorohet historia e zhvillimit të Kalasë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Iniciativa Qytetare për rindërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit ende është në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga organet shtetërore lidhur me kërkesën e parashtruar për rikonstruktimin e objektit fetar, të Sahat Kullës dhe funksionalizimin e topit për raste ceremoniale në kuadër të këtij kompleksi.

Sipas Iniciativës Qytetare, rindërtimi i xhamisë e i Sahat-kullës duhet të bëhet mbi bazat e njëjta juridike dhe parimet e trajtimit të sajteve të trashëgimisë kulturore, sikurse në rastin e objekteve të tjera që janë rikonstruktuar në Kala.

Mirëpo, organizata “CHwB” nëpërmjet një njoftimi në rrjete sociale ka njoftuar se në këtë monument arkeologjik po vijojnë punimet adaptuese si pjesë e projektit “Ruajtja e Kalasë së Prizrenit”.

“Pas përmbylljes së punimeve në ndërtimin e nyjave sanitare për vizitorët e Kalasë, punimet po vijojnë në dy përmbajtje të tjera. Në Qytetin e Epërm, tanimë është përfunduar konstruksioni i platformës shumëfunksionale (amfiteatrit). Shumë shpejt do të bëhen finalizimi, vendosja e ulëseve dhe gjelbërimi i hapësirës, ashtu që kjo pjesë të mund të shfrytëzohet nga komuniteti për qëllime kulturore e shoqërore”, shkruhet në njoftimin e CHwB-së, derisa shtohet se për të siguruar qasje për të gjithë dhe interpretim elementar për lokalitetin, tashmë ka filluar ndërtimi i shtigjeve, të cilat kalojnë afër pikave më me interes në Kala.

Projekti në fjalë financohet nga Ambasada Amerikane në Kosovë dhe zbatohet nga kjo organizatë në partneritet me Ministrinë e Kulturës, përkatësisht Institutin Arkeologjik të Kosovës. Sipas CHwB-së projekti pritet të përmbyllet në fund të shtatorit të këtij viti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.