Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Daughters of the Dust” si portret vital i afro-amerikanëve

Është e ditur gjithandej se “Lemonade” e Beyonces ka marrë shumë nga filmi “Daughters of the Dust” i Julie Dash dhe ishte instrumental për të ndihmuar në kthimin e filmit të vitit 1991 në ballë të kulturës. Por origjinali është ripërpunuar në rezolucion 4K dhe rilansuar në Blu-Ray këtë muaj.

E vrojtuar përmes objektivave të vitit 2017, dikush mund të shokohet se si një gjë e tillë e vjetruar është balancuar aq bukur me afrofuturizmin, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Në këtë kohë që po jetojmë, për shumëkënd duket i rëndë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për afrikano-amerikanët, rrethanat e tanishme kanë bërë që të rriten në një formë të të menduarit utopik; kërkim i një vendi kolektiv në të cilin nuk do të vriten, përndiqen dhe të traumatizohen sërish në mënyrë konstante si skllevër, linçim dhe helmim nga supremacia e të bardhëve. Pas kaq shumë vjetësh ne ende jemi në kërkim të një vendi për të qenë të lirë.

Ne e kërkojmë këtë vend në të kaluarën dhe në të ardhmen dhe e përbashkëta që kanë është se janë larg nga këtu. Arsyeja përse afrofuturismi duket kaq shumë si e kaluara e afrikano-amerikanëve në “Lemonade” dhe se paraardhësja e tij “Daughters Of The Dust” është për shkak se e kaluara dhe e tashmja përfshijnë shpirtëroren përtej botës materiale.

E zënë në mes të tashmes dhe të kaluarës, në mes të arkivolit dhe mitrës, “Doughters Of the Dust” është meditim jo vetëm për jetën afro-amerikanëve, por në vetë jetën, pasazh i kohës dhe kërkim të shtëpisë. Nuk është vetëm storie sa është fotografi familjare... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.