Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Kosovarët përfshihen në klipin përmes të cilit kërkohet muzikë në vend të luftës

Lufta në Siri mbase ka krijuar një problematik edhe tek të rinjtë nëpër botë. Një luftë e cila ka nisur që 6 vjet e që konflikti po zhvillohet në 4 fronte.

E nga kjo luftë, ata që po pësojnë më së shumti janë fëmijët, një qenie krejtësisht e pafajshme në këtë botë, përcjell Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të rinjtë përreth botës, janë lodhur nga kjo luftë e nga pamje të ndryshme që mund t’i shohin vetëm përmes videove e nuk mund t’i dalin në ndihmë.

Ajo çka ata mund të bëjnë është vetëm të bëjnë muzikë dhe të mos shuajnë shpresën që për këta njerëz të pafajshëm, një ditë lufta do të përfundojë.

Një grup prej 46 muzikantëve, gazetarëve dhe filmbërësve nga 9 vende të ndryshme të botës kanë vendosur të bëjnë muzikë në vend të luftës.

Të rinj nga Kosova, Gjermania, Bosnia dhe Hercegovina, Izraeli, Kroacia, Serbia, Maqedonia, Palestina dhe Greqia janë ata që përmes një kënge promovojnë paqen në botë.

Përmes këngës “One Love” të këngëtarit të ndjerë Xhamajkan Bob Marley, e cila gjithashtu fliste për luftërat nëpër botë dhe trazirat e vitit 1976, këta të rinj e kanë quajtur muzikën e tyre “Bëni Muzikë, Jo Luftë”.

Pjesëmarrës nga Kosova janë Anda Gjini, Granit Paçarada dhe Florent Abrashi.