Prishtinë, 21 prill - Premtimet për një kontratë kolektive dhe një takim për javën e ardhshme, në të cilin do të diskutohet gjendja e tyre, i kanë zmbrapsur aktorët nga protesta me grevë e bllokim të repertorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Pikërisht, në ditën e paralajmëruar për konferencë, në të cilën një grup aktorësh i trupës rezidente të Teatrit Kombëtar të Kosovës do të bënte të ditura detajet për fillimin e grevës e bllokimin e repertorit të këtij institucioni, ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Kujtim Shala, ka gjetur kohë për t’u marrë me kërkesat e tyre. Ai e ka pritur në takim një delegacion të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, në krye me kryetarin Rrahman Jashari, për të diskutuar lidhur me finalizimin e kontratës kolektive në sektorin e kulturës, ndërmjet MKRS-së dhe SBASHK-ut. Po ashtu janë përsëritur premtimet për ngritjen e pagave për krijuesit, performuesit dhe profesionistët e kulturës. Janë bërë tri javë qysh kur një grup aktorësh kishte paralajmëruar grevë pas protestës së mbajtur në Ditën Botërore të Teatrit. Kërkesat e tyre janë rritja e pagave dhe përmbushja e premtimeve të dhëna nga institucionet shtetërore tash e sa kohë. Me gjithë paralajmërimin për të marrë hapa konkretë, aktorët janë tërhequr.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në këtë takim u bisedua rreth finalizimit te kontratës kolektive në sektorin e kulturës, ndërmjet MKRS-së dhe SBASHKU-ut, me çka rregullohen çështja e punonjësve të sektorit të kulturës”, është thënë në komunikatë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.