Prishtinë, 20 prill - Tenori kosovar Riad Ymeri është gati për maratonën e koncerteve që e presin përgjatë tre muajve të ardhshëm. Do të ngjitet në skenat prestigjioze të New-Yorkut, prej “Music Hall at Snug Harbor” e deri te “Carnegie Hall” . Pesë koncerte do t’i realizojë brenda muajve maj, qershor e korrik.
Opera, arie të operave të njohura botërore, vepra të kompozitorëve të mëdhenj dhe koncerte me ansambël do të jenë në “menynë” e paraqitjeve të tij. Interpretime me orkestra e kompani të mëdha të muzikës klasike në New- York do të përcjellin rrugëtimin e tij muzikor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKoncerti i parë do të zërë vend me datën 7 të muajit maj. Kompania operistike e quajtur “Riverside Opera” e cila në bashkëpunim me “Richmond County Orchestra” mbajnë koncerte vjetore, përzgjedhjen e interpretuesve e bëjnë me audicion. E Ymeri është njëri prej të përzgjedhurve për këtë vit.
“E kam fituar audicionin në mars, duke u bërë pjesë e këtij eventi të rëndësishëm, pasi që ‘Riverside Opera’ ndiqet nga publiku newyorkez si dhe mediat, për shembull gazeta ‘New York Times’”, ka thënë Ymeri, i cili po bën karrierë në New-York. Ai do të paraqitet me rolin e Dukës në interpretimin e aries dhe duetit nga opera “Rigoletto”. Koncerti do të zërë vend në sallën prestigjioze “Music Hall at Snug Harbor”, e cila është salla muzikore e dyta më e vjetra në New-York, pas “Carnegie Hall” (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.