Prishtinë, 20 prill - Dy vjetët e fundit, rrugëtimi i saj deri te skena, ka zgjatur mbi 300 kilometra. Shumë më e shkurtër ishte rruga që përshkoi derisa mbërriti të përkulet para publikut të saj. Këndoi në gjermanisht, shqip, frëngjisht, spanjisht e në gjuhën e operës - italisht. U mishërua me role të ndryshme - duke u zhytur nëpër fragmente operash - aktroi e këndoi njëkohësisht.
Me pamjen e një artisteje të vërtetë - fustanin e zi të gjatë e buzëqeshjen që shoqëron pauzat e shkurtra ndërmjet interpretimit - Besa Llugiqi, e zotëroi skenën e një festivali në Prishtinë, për më tepër se një orë. Vokali i fuqishëm i saj, që shpërfaqet sidomos kur kap notat e larta të arieve të shkëputura nga kryevepra të muzikës operistike u dëshmua edhe njëherë para audiencës në Prishtinë. Që nga viti 2015, Llugiqi, më së shpeshti është ngjitur në skenën bullgare. Në Prishtinë, nuk ka mbajtur koncert recital tash e pesë vjet. Duartrokitjet që finalizuan koncertin e saj recital në kuadër të “Chopin Piano Fest”, të shoqëruara edhe me thirrjet “Bravo” ishin shpërblim i audiencës për njërën prej sopranove kosovare më të suksesshme të ditëve të sotme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Meine Ruh’is hin” – pjesa e tretë e veprës “Gretchen am Spinnrade” të kompozuar nga Franz Schubert, i hapi rrugë një udhëtimi të bukur muzikor. Pastaj këndoi në shqip, “Letrat”, “Kangët pa ty nuk janë kangë”, “Mbramë pate një porosi” dhe “Më duket se përherë tingëllon zani yt” (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.