BBC Radio 4 i ka kushtuar dje një emision prej tridhjetë minutash figurës së bamirëses shqiptare – Nënë Terezës.
Krahas Ermonela Jahos – sopranos shqiptare, e cila tregoi se e ka njohur mirë Nënë Terezën dhe ka kënduar vitin e kaluar në shenjtërimin e saj, në emision ishte e ftuar edhe Anne Sebba, studiuese dhe botuese e një libri mbi Nënë Terezën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka treguar shumëçka në lidhje me bamirësen, të cilën thotë se e ka takuar vetë. Sipas saj, shumë polemika e rrethojnë emrin e Nënës Terezë.
“Ajo kishte një karizëm të jashtëzakonshme. Megjithatë, ajo thoshte se të vuash është mirë sepse të afron me Jezusin, dhe kësisoj nuk e pranoi ofertën e grave që dëshironin ti ndihmonin të varfërve me të cilët qëndronte Nënë Tereza. Këtu lindin shumë probleme kur flitet për Nënë Terezën” ka treguar Sebba, shkruan KultPlus.
Në vitin 1982, ajo ka botuar librin “Mother Teresa: Beyond the Image”, libër i cili ka marrë kritika të dobëta ndër vite, por megjithatë e ka renditur autoren në mesin e atyre që e kanë studiuar e analizuar mirë Nënën Terezë.
Ajo thotë se figurën e Nënës Terezë sot nuk e ndihmon aspak fakti se ajo thoshte se aborti është kërcënimi më i madh botëror. Në anën tjetër, Sebba thotë se Nënë Tereza nuk e pranonte faktin se duhej të fliste në gjuhën serbo-kroate, prandaj për këtë dhe arsye tjera u largua nga Maqedonia dhe trevat shqiptare drejt Indisë, në ndihmë nevojtarëve.
“Ajo asnjëherë nuk ka thënë se është punonjëse sociale. Ajo ka thënë se duhet të tregojmë dashuri tek njerëzit, ta demonstrojmë dashurinë e Krishtit drejt njerëzve” tregon studiuesja në emisionin “Great Lives” të BBC Radio 4.