Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, priti në takim artistin shqiptar të mozaikëve, me famë botërore, Saimir Strati.
Strati e njohu Reçicën me veprimtarinë e tij artistike, të veçantë e të njohur ndërkombëtarisht, të vlerësuar lart nga kritika botërore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFituesi i disa çmimeve Guinness, Strati, theksoi përkushtimin për të promovuar, nëpërmjet veprave të tij artistike, vlerat kombëtare, duke i bërë ato të njohura anekënd botës. Në këtë drejtim, ai theksoi nevojën e një mbështetjeje më të madhe për artin nga politika dhe institucionet në përgjithësi.
Reçica, duke e konsideruar artin që kultivon Strati si një vlerë të rrallë unike, theksoi se artistë të tillë arti duhen mbështetur nga të gjithë, sepse, siç tha ai, ata përbëjnë misionin më të mirë përfaqësues të një shteti dhe kombi.
Kryetari Reçica vlerësoi se populli shqiptar përgjatë historisë së tij i ka dhënë njerëzimit personalitete të shquara në lëmenj të ndryshëm, të cilët, më pas, me vlerat e tyre humane e artistike, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë botërore.
Kreu i Komisionit vlerësoi lart punimet artistike të Stratit, në veçanti portretin e humanistes së madhe shqiptare, Nënë Tereza, të punuar në kopsa teli.
Sonte në Muzeun Kombëtar të Kosovës organizohet ceremonia e rekordit të 10-të Guinness nga artisti Saimir Strati.