Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, me rastin e 18 Prillit, Ditës Ndëkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve, organizon sot disa aktivitete.
Aktiviteti kryesor, hapja e ekspozitës së përhershme të veshjeve, mbahet në lokalet e Ansamblit, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPara kësaj, trupa artistike do të zhvillojë një defile, me kostume, përgjatë rrugës “Nënë Tereza” nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te sheshi “Ibrahim Rugova” dhe anasjelltas.
Në fund të defileut grupi i valleve do të ekzekutojë një kolazh koreografik, në sheshin “Zahir Pajaziti”, me saktësisht në amfiteatrin përbri hotelit “Grand”.
Agjenda e programit:
15:00- 15:15 Defile në sheshet e Prishtinës
15:20- 15:40 Shfaqja e një kolazhi koreografik- Sheshi “Zahir Pajaziti”
16:15 Hapja e Ekspozitës, në lokalet e AKKV “Shota”
16:45 Koktej i përbashkët, me mysafirë