Kulturë

Arti prej letrës i artistes Doruntina Kastrati

Letrën ajo e përdor si mjet kryesor për rrëfimin e tregimeve personale.

Përmes teknikës së artit me letër artistja nga Prizreni, krijon mijëra rruze të letrës, me të cilat ajo formon mozaikë dhe punime me elemente tredimensionale.

Doruntina Kastrati – Dori, të shtunën mbrëma në Prishtinë, ka prezantuar për herë të parë në një ekspozitë veprat e saj artistike, të cilat i ka realizuar gjatë dy vjetëve të fundit.

“Bukuroshja e Durrësit”, “Lule në kokë”, “Të vdekurit vallëzojnë”, “Matrioshkat” dhe “Më dërgo në hënë”, janë këto disa nga titujt e tablove të ekspozuara nga Doruntina Kastrati, e cila me profesion është arkitekte.

Kjo teknikë e veçantë e punimeve nga Dori u vlerësua lart nga disa artistë të cilët kishin ardhur për ta vizituar këtë ekspozitë.