Prishtinë, 17 prill - Ani pse shembjet në Urën e Vjetër të Gurit në Vushtrri, sipas një raporti, kanë dalë të jenë pasojë e neglizhencës institucionale, tash dy muaj institucionet relevante nuk kanë arritur t’i hartojnë projektin e kërkesën buxhetore për sanimin e dëmeve në objektin monumental.
Qysh kur ka ndodhur incidenti, në muajin shkurt, e vetmja punë që është bërë ka qenë një raport me konstatime e rekomandime i hartuar nga Komisioni profesional në përbërje të anëtarëve të Institutit të Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve dhe atyre të Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Mitrovicë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIKMM-ja e ka përgjegjësinë për të hartuar projektin në bazë të të cilit do të bëhen ndërhyrjet në monumentin e shekullit XIV që ndodhet në perëndim të qytetit të Vushtrrisë, në rrugën e vjetër Vushtrri-Mitrovicë. Por ky institucion ende nuk e ka dorëzuar në Ministrinë e Kulturës të Rinisë dhe të Sportit, projektin që shoqërohet edhe me kërkesën buxhetore.
Agim Gërguri, ushtrues i detyrës së drejtorit të Institutit të Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve, ka thënë se projekti është në hartim e sipër.
Rrëzimi i 34 parmakëve, bashkë me bazamentet e tyre, në një gjatësi prej 19.60 metrash, kishte ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 18 shkurtit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.