Prishtinë, 17 prill – Veprat e skulptorit të njohur kosovar, Agim Çavdarbasha, janë bërë pjesë e ngjarjes së madhe të artit bashkëkohor “Documenta”.
Ekspozita që sivjet shënon edicionin e 14-të ka mbledhur rreth 160 vepra të artistëve nga e gjithë bota, krahas së cilave edhe vepra të artistëve që nuk jetojnë më, shkruan sot “Koha Ditore”. Veprimtaria e Çavdarbashës në Athinë është prezantuar në kuadër të “In memoriam” me tri vizatime të skenografisë së shfaqjes të “Mallkuarit”, dy kolazhe me vizatime dhe një dokumentar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDokumentari është realizim i Radiotelevizionit të Prishtinës i vitit 1981 dhe flet për veprimtarinë e skulptorit. Ndërsa, në Kassel të Gjermanisë krijimtaria e tij do të prezantohet me dy kompozicione skulpturash. “Gratë e Lubeniqit”, e cila përbëhet nga shtatë figura dhe “Gratë e Prishtinës”, do të ekspozohen në mesin e shumë veprave të tjera të artistëve në kategorinë “Në kujtim”.
Ekspozita prestigjioze e artit bashkëkohor, që mbahet për çdo pesë vjet në Kassel të Gjermanisë, prej këtij viti është shtrirë edhe në Greqi që është hapur me datën 8 të muajit prill, ndërsa në Kassel do të hapet më 10 qershor. Por Çavdarbasha nuk është artisti i vetëm kosovar veprat e të cilit janë bërë pjesë e “Documenta 14”.
Aty janë prezantuar edhe artisti Sokol Beqiri, si dhe fotografja e njohur kosovare, Lala Meredith- Vula, e cila jeton në Angli... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.