Romani i ri i Howard Norman, i titulluar “My Darling Detective” (Detektivja ime e dashur) nis me një veprim befasues të vandalizmit në tentativë.
Në një ankand të fotografive në Halifax, Nova Scotia, më 1977, një grua hedh një kavanoz me bojë në “Death on a Lepzig Balcony” të Robert Capas, shkruan “Washington Post”, transmeton “Koha Ditore”. Për fat të mirë, xhami e mbron fotografinë, e cila përshkruan vdekjen e një ushtari amerikan në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGruaja e cila do ta bënte këtë veprim vandal, është Nora Riglet, dikur udhëheqëse e bibliotekës “Halifax Free Library”, e tani paciente në spitalin “Nova Scotia Rest Hospital”. Skena hapëse e romanit – sikurse edhe pjesa tjetër – rrëfehet nga narratori, i cili është djali i Noras dhe quhet Jacob, e që është punësuar nga një koleksionist i pasur për të konkurruar nëpër ankande të fotografive të vjetra në gjithë botën.
Në kohën e duhur, libri zbulon edhe ngjarjet tragjike që i lidhin Noran dhe Jacobin me fotografitë e Capas. Shumica e elementeve që vihen në lojë këtu – si personazhet e pazakonshme, fuqia e artit për të provokuar, vendosja e forcës detare kanadeze dhe hijet e Luftës së Dytë Botërore – janë prodhim i punës së Norman dhe do të jenë të njohura për adhuruesit e tij.
Ajo që është e pazakontë, është që Norman, i cili shpesh herë vë krime në zemër të librave të tij fiktivë, ka zgjedhur të shkojë shumë hapa më tutje dhe t’i vërë këto elemente brenda një kornize të ngushtë apo një romani detektiv... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.