Një lagje në Ferizaj, për shumicën është oaza kulturore. Rishtas aty u emërua edhe një shesh me emrin e shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare.
Përballë sheshit është Shtëpia e Kulturës. Jo fort larg janë edhe dy monumente të moçme, ish-objekte shkollore në këtë qytet, ani pse institucionet lokale atje duan t’i bëjnë rrafsh, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE ndër objektet që shkëlqen aty është Teatri i Qytetit. Prej vitit 2007 mban emrin “Adriana” në nderim të aktores Adriana Abdullahu, e vrarë më 1999. Rishtas është futur nën mbrojtje ligjore nga shteti.
Si “Tempull i Talias” ka histori të bujshme e të lavdishme. Emra të njohur të skenës vendore të artit skenik shkelën në dërrasat e këtij teatri. Derisa vlera të çmueshme ka edhe si objekt, në aspektin arkitektonik. U ndërtua gati një shekull më parë. Fillimisht kishte një tjetër funksion.
Shenja austro-hungareze
Ilir Bytyçi, përgjegjës për Trashëgimi Kulturore dhe Muze në Komunën e Ferizajt, në hulumtimet e tij ka mbledhur të dhëna edhe për objektin e teatrit të qytetit.
Sipas tij, objekti ka filluar të ndërtohet në vitin 1924, derisa punimet për ndërtimin e kësaj godine kanë zgjatur rreth 3 vjet... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.