Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Klarineta që jehon prej skenave prestigjioze deri në burg

Modestia është një prej virtyteve kryesore të tij. Përçimi i emocioneve dhe prekja e publikut me muzikën janë misioni.

Interpretimi në salla koncertale është dëshmi e arritjes së tij artistike. Ndërsa lojën në hapësira jotradicionale e konsideron si rritje personale e shpirtërore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Klarinetisti kosovar Taulant Haxhikadrija tashmë ka bërë emër në Gjermani. Dymbëdhjetë vjet më parë ai do të largohej nga vendlindja për të ndjekur ëndrrën dhe për të arritur aty ku është sot.

Që nga ajo kohë vetëm tri herë deri më tani ka luajtur para publikut të vet. I fundit ishte koncerti përmbyllës i edicionit të 12-të të festivalit ndërkombëtar të muzikës “DAM”. Shpalosi emocion, lojë të mrekullueshme dhe pasion.

Në skenë nuk u ngjit i vetëm, por me dy instrumentiste të tjera, Marieke Kroes në harmonikë dhe Cecilia Rubio Zamora në violonçel... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.