Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Gati çdo njeri ka një raport me kukullat

Valdet Rama, menaxher programi në teatrin “Dodona”, aktor animator, kreator kukullash e skenograf, ka lindur më 14 prill 1964 në Novolan të Vushtrrisë.

Shkollën fillore kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në qendrën e arsimit të mesëm të orientuar, “M. Bekteshi” në Vushtrri dhe ka diplomuar në lëmin e organizimit të programeve dhe aktiviteteve Kulturore më 1980, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ka mbaruar studimet universitare për Gjuhë dhe Letërsisë Franceze. Po ashtu ka përfunduar magjistraturën në Gjuhë dhe Letërsisë Franceze, me temën “Personazhet te ‘Princi i vogël’ të Antoine de Sainte Exuperys”.

Ka qenë anëtar i shumë shoqërive kulturo-artistike deri në vitin 1985 kur u anëtarësua në SHKA akademike “Ramiz Sadiku” të Universitetit të Prishtinës. Nga data 11 shkurt 1987 punon në teatrin e të rinjve, fëmijëve dhe të kukullave të Prishtinës “Dodona”. Prej vitit 1991 është organizator ekzekutiv.

Në periudhën 2000-2002 ka realizuar tri projekte të mëdha të financuara nga donatorë të jashtëm: “Goni në fushën e minave”, “Sytë e gjyshes” dhe “Rosak Pastërtori”. Përveç roleve, ka realizuar kukullat dhe skenografitë për dhjetëra shfaqje të teatrit të kukullave. Ka bërë regjinë e disa shfaqjeve.

Rama është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Mbeturina. Emërtim për diçka që duhet të hidhen në shportë e pastaj të barten në vendin e paracaktuar për të mos helmuar rrethin. Ne sot jemi të okupuar nga ato.

E ke shumë të vështirë të kalosh përmes mbeturinash, të krijuara nga “bërllogëbërësit modernë”, të cilët nuk kanë një fije vetëdije se në mënyrë të vazhdueshme e ndyjnë mjedisin e jetesës së vet... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.