Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Loja e ndjeshme në piano reflekton imazhin e një bote përrallore

Prishtinë, 12 prill - Pianisti kroat, Alosha Juriniq, ka pasur një rol goxha të madh. Pos që të hënën mbrëma hapi edicionin e tetë të festivalit ndërkombëtar “Chopin Piano Fest”, u bë i pari që interpretoi në amfiteatrin e Bibliotekës Universitare.

Në momentin që dritat u fikën, Juriniq zuri vend para pianos për të hapur koncertin. Ngjasonte me një sekuencë filmi, kur reflektimi i imazhit të tij vinte qartë nga tavani i qelqtë i objektit. Këtë ndjenjë e bënte më të fortë vepra e parë që e interpretoi. Debussy ndryshe njihet edhe si kompozitor që me veprat e tij krijon atmosferë sikur në ëndrra. Juriniq solli “Reverie”, një prej veprave të para solo për piano që përcaktoi karrierën e Debussy. Ishte i ri kur e kompozoi dhe ende nuk e kishte zhvilluar stilin që do ta shquante më pas.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Juriniq nga pianisti dhe muzikologu Malcolm Troup ishte vlerësuar si “performues i pakrahasueshëm i Chopinit”. Publiku shfrytëzoi rastin që të njihet më mirë me ambientin përreth. U rikthye në skenë për të sjellë një vepër krejt ndryshe nga ato që i kishte interpretuar më parë. Pjesa e dytë e mbrëmjes u hap me një vepër bashkëkohore. “Piano sonata nr.5” e kompozitorit Avner Dorman erdhi si kapërcim në stil dhe gërshetim, që ndoshta nuk përputhej mirë me programin e hartuar. Por për këtë Juriniq kishte një arsye. Pikërisht me këtë vepër pas dy javësh do të paraqitet në një garë shumë të madhe pianistike në Telaviv.

E paraqitja e tij në këtë festival, sipas drejtueses organizative të “Chopin Piano Fest”, Besa Luzha, është vetëm një vazhdimësi e rrugëtimit të këtij pianisti (gjerësisht, sot në ”Kohën Ditore”).