Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Washington Post e NYT fitojnë Pulitzerë për raportimet e tyre për Trumpin e Putinin

Çmimet Pulitzer të hënën nderuan gazetën “The Washington Post” për fushatën presidenciale të Donald Trumpit dhe “The New York Times”-in për zbulimin që i bëri planit të fshehtë të Vladimir Putinit për të fituar më shumë pushtet, duke lavdëruar punën e tyre edhe përkundër klimës armiqësore për mediat.

“The Daily News of New York” dhe “ProPublica”, platformë e bazuar në ueb e specializuar në gazetari investigative, fitoi çmimin për gazetari në shërbim publik për mbulimin e abuzimit nga ana e policisë së New Yorkut që dëboi kryesisht pakicat e varfra nga shtëpitë e tyre, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Çmimet Pulitzer, shpërblimi më prestigjioz në gazetarinë amerikane, është ndarë që nga viti 1917, dhe shpesh është ndarë për gazeta të famshme si “The New York Times”, “The Washington Post” dhe “The Wall Street Journal”.

Kjo është lista e çmimeve Pulitzer për vitin 2016:

  • Shërbimi publik: Stafi i New York Daily News dhe ProPublica
  • Raportimi për Lajm të Fundit: Stafi i “East Bay Times”
  • Raportim investigativ: Eric Eyre nga “Charleston Gazette-Mail”
  • Raportim sqarues: “The Panama Papers”, nga “International Consortium of Investigative Journalists”, “McClatchy” dhe “Miami Herald”
  • Raportim lokal: Stafi i “The Salt Lake Tribune”
  • Raportim nacional: David Fahrenthold, “The Washington Post”
  • Raportim ndërkombëtar: Stafi i “The New York Times”
  • Reportazh: C.J. Chivers nga “The New York Times”
  • Koment: Peggy Noonan, “The Wall Street Journal”
  • Kritikë: Hilton Als, “The New Yorker”
  • Shkrim redaktorial: Art Cullen, “The Storm Lake Times”
  • Karikaturë redaktoriale: Jim Morin, “Miami Herald”
  • Fotografi e Lajmit të Fundit: Daniel Berehulak, “The New York Times”
  • Fotografi reportazhi: E. Jason Wambsgans, “Chicago Tribune”

Letra, drama dhe muzikë

  • Fantazi: “The Underground Railroad” nga Colson Whitehead
  • Dramë: “Sweat” nga by Lynn Nottage
  • Histori: “Blood in the Water: The Attica Prison Uprising of 1971 and Its Legacy” nga Heather Ann Thompson
  • Biografi apo autobiografi: “The Return” nga Hisham Matar
  • Poezi: “Olio” nga Tyehimba Jess
  • Jo-fantazi e përgjithshme: “Evicted: Poverty and Profit in the American City” nga Matthew Desmond
  • Muzikë: “Angel’s Bone” nga Du Yun