Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Elbenita Kajtazi depërton në skenën operistike të Amerikës Jugore

Prishtinë, 10 prill – Interpretimet e radhës e çojnë sopranon e njohur kosovare, Elbenita Kajtazi, jashtë Evropës. Kësaj radhe në Amerikën Jugore, më saktësisht në Kili, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo tashmë ka nënshkruar kontratë për bashkëpunim me një prej shtëpive më të mëdha operistike në Santiago të Kilit. Është teatri “Municipal de Santiago”. Pas një audicioni të suksesshëm, Kajtazit i është dhënë roli i Sophias në operën “Der Rosenkavalier”(që njihet edhe me titullin “Mbajtësi i trëndafilave”).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Është një operë komike në tri akte e Richard Strauss me liberto të Hugo von Hofmannstha. Pjesërisht është përshtatur nga romani “Les amours du chevalier de Fabulas” nga Louvet de Couvari dhe komedia “Moniseur de Pourcanugnac” e Molierit.

Për herë të parë është performuar në “Königliches Opernhaus” në Dresden në vitin 1911 nën drejtimin e Max Reinhardt. Opera i ka katër personazhe kryesore: Marschallin aristokrate, të dashurin e saj të ri - kontin Octavian Rofrano, kushëririn e saj baronin Ochs dhe të fejuarën e Ochs - Sopihe von Faninal, e cila është vajza e një borgjezi të pasur. Pikërisht këtë të fundit do ta sjellë në skenë Kajtazi.

Në përshkrimin që i bëhet kësaj shtëpie të njohur operistike thuhet se “Municipal de Santiago” është një prej qendrave kulturore më antike të Kilit dhe skenë e rëndësishme për shfaqjen e veprave nga mbarë bota (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).