“Romanet e Ismail Kadaresë 1963-1990 – retorika e tekstit dhe narracioni”, dr. Gëzim Aliu, botoi Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2016
Në studimet letrare është me rëndësi gjetja e diskursit studimor në raport me veprën, veprat, autorin apo autorët që trajtohen. Ky diskurs studimor pa dyshim se e kërkon edhe aparaturën e përshtatshme dhe shpjeguese - fjalorin terminologjik, që mëton shkoqitjen e të gjithë elementëve përbërës të veprës/veprave në fjalë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë temën që e merr për trajtim studimor (temë disertacioni të doktoratës), studiuesi Gëzim Aliu i vë në kornizë të observimit romanet e shkrimtarit Ismail Kadare, duke e ndarë (jo rastësisht) krejt krijimtarinë prozaike në kufij kohorë të kohës së botimit, që nga romani i parë i botuar në vitin 1963 deri te viti 1990, shkruan Ardian Haxhaj, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.
Me siguri se ky përkufizim kohor bibliografik i romaneve të Kadaresë e ka kuptimin e rekapitullimit krijues të një shkrimtari që ka vepruar brenda një momentumi historik dhe ideologjik të kohës, ku në vendin ku ka krijuar Kadare, Shqipëri, të gjitha artet konsideroheshin dhe duhej të krijoheshin sipas parimeve të përcaktuara ideologjike, dhe si të tilla edhe shtetërore: realizmit socialist.
Pra, studiuesi Aliu i trajton romanet e Kadaresë në prizmin e një epoke letrare, që shpesh kërkon, domosdo, një trajtim përtej leximit të tekstit letrar si krijesë artistike-autoriale. Duke e ditur këtë fakt, studiuesi Aliu u qaset romaneve të Kadaresë në dimensionet pa të cilat edhe nuk mund të lexohet dhe të kuptohet proza e Kadaresë; në dimensionet e retorikës së tekstit dhe narracionit. (Të plotë, artikullin mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)