Prishtinë, 7 prill - Dielli si element i besimit tek ilirët, dominon në skulpturat e Xhelil Rufatit. “Dardanja”, “Valltari”, “Kalorësit ilirë”, “Universi” e të tjera, kompletojnë udhëtimin historik të tij. Mitologjia gërshetohet me historinë, folklorin e filigranin. Të formësuara në hekur e te vendosura në granit fillimisht duken të ftohta.
Kombinimi i elementeve të gdhendura në dru vijnë si kontrast me butësinë e tyre. Njëzet sosh, Rufati i ka përmbledhur në një ekspozitë. E ka titulluar “Mitologjia”. Përveç aspektit historik, ato veçohen për nga forma moderne. Në fakt duken sikur figura gati futuristike. E kaluara me modernen ndeshen fortë, për t’i dhënë veçanti punës së skulptorit tetovar, e shpalosur në ekspozitën e hapur të enjten mbrëma në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës, që do të jetë stacioni i tyre për dy javë. Kjo përmbledhje punimesh të realizuara brenda një periudhe pesëvjeçare u prezantua para një publiku të gjerë. Pikërisht të enjten MK-ja u bë nikoqire e konferencës “MeetSeeDo”, e cila këtë vit shënon edicionin e pestë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKrahas prezantimit të punës së Muzeut, padyshim se veprat e Rufatit luajtën një rol të madh në prezantimin e një cope historie (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.