Piktura, për të cilën besohet se është vepër e Pablo Picasso-s, një nga artistët më të njohur të shekullit të 20-të, është konfiskuar në provincën Erzurum, në lindje të Turqisë, njoftuan forcat e sigurisë së këtij vendi.
Xhandarmëria e komandës në Erzurum, njoftoi se piktura në këtë qytet arriti nga provinca lindore turke Van dhe se trafikantët tentuan ta shesin për pesë milionë dollarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesëtarët e xhandarmërisë ndaluan një automjet në distriktin Horasan dhe arrestuan tre të dyshuar.

Tetë vepra arti të “Picassos”, të cilat më parë u larguan nga Muzeu shtetëror irakian, ndërsa në aksion u konfiskuan tre letra hieroglifik të egjiptianëve të vjetër.
Hetimi paraprak ka vërtetuar se portreti i burrit të ri të buzëqeshur mban firmën e Picasso-s nga viti 1939, transmeton AA.
Në anën e prapme të pikturës gjenden informacione dhe vula që vërtetojnë se piktura i takon artistit spanjoll.
Autoritetet turke do të vërtetojnë autenticitetin pas hetimit të cilin do ta zbatojnë me përfaqësuesit e Muzeut kryesor në Erzurum dhe Odsjek për histori të artit në Universitetin Ataturk.