Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, është nderuar me Çmimin Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”.
Kadare, i cili është fituesi i parë i këtij çmimi, i ndarë nga Ministria e Kulturës, tha se ndihet i nderuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy çmim, sipas tij, ka vlerë më të çmuar nga të gjitha çmimet e tjera të fituara deri tash.
Në ceremoninë e ndarjes së këtij çmimi, veprat e shkrimtarit me famë botërore u vlerësuan si shkrime që nuk kanë shkëputur kurrë lidhjen me lexuesin.
Motivi i ndarjes së çmimit pikërisht një autori si Ismail Kadare, është se veprat e tij mund të krahasohen me ato të autorëve të mëdhenj botërorë.
Ismail Kadare është njëri nga shkrimtarët më të shquar bashkëkohorë, i nominuar disa herë për çmimin "Nobel" në letërsi.