Prishtinë, 6 prill - Edicioni i 12-të i festivalit ndërkombëtar të muzikës, “DAM” ka nisur javën e kaluar. Përderisa rrugëtimi i sivjetshëm i këtij festivali do të përmbyllet të shtunën, javën që vjen nis “Chopin Piano Fest”, për t’i hapur rrugë festivalit “ReMusica” që nis në maj, shkruan sot Koha Ditore.
Pavarësisht agjendës së organizimeve tashmë tradicionale në Kosovë, Ministria e Kulturës ende nuk e ka bërë publike listën e aktiviteteve kulturore që do t’i përkrahë këtë vit në kuadër të skenës së pavarur kulturore, edhe pse kanë pranuar rreth 800 projekte.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVitin e kaluar MKRS-ja më 15 mars e kishte publikuar listën e organizatave të përkrahura për organizimin e aktiviteteve kulturore. Fiks 816 mijë euro ishte buxheti i shtetit për skenën e pavarur kulturore. Ishte kritikuar për vonim të rezultateve, por sivjet janë vonuar edhe më, përderisa organizatorët e ngjarjeve kulturore thonë se një gjë e tillë është duke u shkaktuar telashe serioze. Konkursi për përkrahjen e projekteve kulturore e artistike për këtë vit ishte hapur qysh në fund të dhjetorit të vitit që shkoi dhe është mbyllur një muaj më pas. Një vlerësim tashmë është bërë, por, sipas zyrtarëve të MKRS-së, ai duhet të përsëritet (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.