Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Dy taborët e “Agimit” pa marrëveshje për tejkalimin e krizës

Dy taborët me udhëheqje të ndara të shoqërisë kulturo-artistike “Agimi” të Prizrenit ende nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për tejkalimin e krizës brenda kësaj organizate.

Kësisoj, përpjekjet për vendosjen e dialogut të brendshëm për zgjidhjen e problemeve dhe organizimin më të mirë të ShKA-së deri më tani nuk kanë rezultuar me ndonjë marrëveshje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Njëra palë, që pretendon se përfaqëson pjesën dërrmuese të anëtarëve të “Agimit”, që janë “përjashtuar padrejtësisht nga një grup i vogël individësh”, të martën, përmes një deklarate për media, ka theksuar se po vazhdon përpjekjet për të vendosur rend dhe për ta zhvilluar këtë ShKA.

Ky grup ka përgatitur planin për tejkalimin e sfidave aktuale në ‘Agimi’. Plani dhjetëpikësh propozon verifikimin dhe konsolidimin e anëtarësisë pa e përjashtuar askënd. Aty sqarohet se pas shumë konsultimeve të zhvilluara është vendosur që Kuvendi zgjedhor i ShKA “Agimi” të mbahet më 20 maj, shkruan në deklaratën e nënshkruar nga Kastriot Marku, në emër të anëtarësisë së ShKA “Agimi” dhe Hajrulla Çeku, në emër të Grupit të Përkohshëm Menaxhues.

Lidhur me këtë deklaratë, anëtari i Kryesisë së ShKA “Agimi” nga tabori tjetër, Xhemal Kabashi, ka theksuar se ka gatishmëri për bashkëpunim, por se kërkohet që të ruhet vazhdimësia e aktiviteteve, përkatësisht mosndalimi i tyre deri në arritjen e një ujdie.

“Në parim ne jemi pajtuar për bashkëpunim dhe marrjen e vendimeve të përbashkëta në të mirë të ShKA ‘Agimi’, vetëm se jemi kundër ndalimit të të gjitha aktiviteteve të shoqërisë, derisa nuk arrihet marrëveshja e përbashkët”, ka thënë shkurt Kabashi.

Në shkurt të këtij viti janë mbajtur dy kuvende të ndara të anëtarëve të “Agimit”, duke konfirmuar edhe një herë përplasjet dhe ndasitë brenda kësaj organizate... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.