Në vazhdën e temave të inovacionit, sonte duke filluar nga ora 22:15 në “Ekonomia me Erëzën” do të diskutohet për industrinë e marketingut dhe mënyrën e aplikimit të saj, duke u zhvendosur nga praktika tradicionale në ato digjitale.
Të ftuar janë: Kujtim Zebica - Digi Cloud; Alban Kastrati - Ekspert i PR-it dhe Marketingut, Ipko; Valon Canhasi - Hallakate dhe Egzon Bunjaku - Telegrafi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo• Cili është dallimi në mes marketingut tradicional dhe digjital?
• Cilat kompani në Kosovë janë te specializuara për ofrimin e shërbimeve të marketingut digjital?
• Kah po drejtohet marketingu i bizneseve në Kosovë?
• Si menaxhohet paraqitja digjitale e partive politike?
• Kush është personi që qëndron prapa kampanjës online “Shpendi për Prishtinën”?
Këto dhe shumë të tjera, sonte, në emisionin “Ekonomia me Erëzën”, në KTV, me fillim nga ora 22:15.