Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
KTV programi

“The Salesman”, filmi më proamerikan i Iranit

Filmi më i ri i zymtë i Asghar Farhadit është histori e një ngjarjeje shokuese dhe misterioze e cila thyen mirëqenien e një çifti të klasës së mesme.

Ka të bëjë me krenarinë, dhunën dhe privilegjin mashkullor – por që nga paraqitja e parë në Festivalin e Cannes vitin e kaluar rëndësia e këtij filmi është rritur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Është bërë totem për rezistencë kulturore për Donald Trumpin qëkur ai kërkoi t’u ndalohej hyrja në SHBA shtetasve të vendeve myslimane që preku edhe regjisorin iranian që të bëhet pjesë e ceremonisë së “Academy Awards”, kur “The Salesman” u nominua për filmin më të mirë në gjuhë të huaj (Farhani tashmë kishte fituar një çmim “Oscar” në këtë kategori me filmin e tij “A Separation” në vitin 2011), shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.

Vendimi për ndalimin ishte kthyer prapa, por Farhadi qëndroi në vendin e tij në shenjë proteste. Filmi i tij arriti që të mbledhë audiencë të madhe në shfaqjen që u bë pa pagesë në Londër, dhe më pas mori çmimin “Oscar”.

Për aq sa ia vlen, herën e dytë kur e pashë filmin e konfirmova se ky është film minor i Farhadit: i fuqishëm, me aktorë të mirë, por pak i trilluar dhe jo i mprehtë. Megjithatë ironia e padiskutueshme është se “The Salesman” është filmi më proamerikan që industria iraniane e ka prodhuar ndonjëherë.

Dy personazhet kryesore performojnë në një produksion amator në shfaqjen “Death of a Salesman” të Arthur Miller në Teheran. Shfaqja e Millerit është kritikë e mprehtë e “Ëndrrës amerikane”, por që vlera e saj kulturore supozohet me qetësi, pa ndonjë sulm të qëllimshëm ndaj ShBA-së në dialogun e Farhadit.

Mësuesi Emad (Shahab Hosseini) dhe gruaja e tij Rana (Taraneh Alidoosti) luajnë rolet e Willi Loman dhe gruas së tij Lindas. Emad dhe Rana duhet të shpërngulen në një apartament të ri për shkak se ndërtesa e tyre e vjetër është e pasigurt në aspektin strukturor – ndoshta, metaforë për jetët e tyre... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.