Përparim Rexhepi ka shprehur habinë kur trupi gjykues ia kumtoi vendimin prej 7 vjet e 6 muaj burgim, për vrasje të rëndë. Afër nuk e pati as avokatin, i cili disa minuta më parë doli nga salla dhe u kthye tek pasi trupi gjykues e shpalli aktgjykimin.
“Çka ndodhi, a u kry a? Hë?”, e pyeti atë avokati Ahmet Ahmeti në korridor të Gjykatës Themelore të Prishtinës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk e di tybe, se krejt hupa. M`doket 7 vjet e diçka po thonë që më dënuan”, iu përgjigj Rexhepi avokatit të tij, derisa po largohej me pranga në duar, i shoqëruar prej disa policëve.
Në vjeshtën e vitit 2010, në lokalin e të pandehurit të quajtur “Te Shvaba” në kryeqytet, ai e ka privuar nga jeta Fitim Gashin. Vrasja, sipas aktakuzës, ka ndodhur pas një rrahjeje midis disa personave. Të akuzuar për rrahje në këtë rast kanë qenë edhe tre persona: Avdi Gashi, Agron Gashi dhe Fejzullah Gashi. Por, të tre kanë përfituar nga amnistia... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. https://online.koha.net/?id=22