Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një i burgosur i Qendrës së Paraburgimit në Lipjan

Zyra për komunikim me publikun në Shërbimin Korrektues të Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një të burgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.

I ndjeri me inicialet N.M. ka ndërruar jetë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, ku ishte transferuar për ndihmë mjekësore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot, më datë 3 Prill 2017, rreth orës 12:45, i paraburgosuri N.M., i akuzuar për veprën penale ‘Vrasje e rëndë në ndihmë’, pas dhënies së ndihmës së parë nga stafi mjekësor i Qendrës së Paraburgimit në Lipjan, me udhëzim të mjekut të kësaj qendre, është përcjellë për në Emergjencën e qytetit”, thuhet në njoftim.

“Nga QKMF Lipjan, kemi pranuar informatën se i paraburgosuri N.M, edhe pse është reanimuar, nuk ka mundur të mbijetojë. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente”, thuhet më tej aty.