Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Zjarrvënie në një fshat të Istogut

Policia e Kosovës njofton për një rast të vënies së zjarrit në fshatin Dragolec të Istogut.

Sipas kumtesës nga Policia, ankuesi shqiptar (N.I.1967), pronar i kompanisë së ndërtimit të shtëpive, në fshatin e përmendur kishte vërejtur se persona të panjohur në kohë të pacaktuar gjatë natës kishin vënë zjarrin derës se hyrjes të një shtëpie të pa përfunduar si dhe të disa copave të materialit ndërtimor stiropor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shtëpia ishte në ndërtim e sipër për pjesëtarin e komunitetit serb por e njëjta ishte e papërfunduar dhe ende nuk i ishte dhëne ne pronësi-shfrytëzim pronarit, transmeton Koha.net.

Dëmi i shkaktuar sipas vlerësimit të punë kryesit ishin të vogla dhe nuk kishte të lënduar.