Policia e Shtetit shqiptar ka shkarkuar nga radhët e saj disa punonjës policie, pasi dyshohet se kanë lejuar kultivimin e lëndëve narkotike në zonën e Lezhës.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka bërë publike edhe emrat e punonjësve të shkarkuar nga detyra. Ai tha se u konstatuan një sërë shkeljesh të karakterit administrative dhe disiplinor nga punonjës të strukturave të policisë në Komisariatin e Policisë Kurbin dhe drejtorinë Lezhë dhe u morën masat duke përjashtuar nga strukturat e Policisë së Shtetit 6 punonjës, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të shkarkuarit janë, inspektor Gjon Deda, me detyrë ndihmës specialist në Njësinë Administrative Fushë Kuqe për shkelje të rënda; Nënkomisar Edvin Toptani me detyrë specialist në seksionin e hetimit për krimet, Krubin; Komisar Leonard Palushi, me detyrë shefi i seksionit për krimet Kurbin; Komisar Xhafer Kalba shefi i seksionit të policimit në komunitet, komisariati Kurbin; Komisar Feliks Hysi me detyrë shefi i komisaritatit Kurbin si dhe Kryekomisar Maksim Bejko me detyrë shefi i sektorit për krimet në Komisariatin Lezhë”, ka thënë ai.
Çako ka theksuar se Policia e Shtetit është e vendosur për të vazhduar me detyrimet nga Strategjia Kombëtare për luftën kundër kanabisit.