Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Për 5 ditë Policia shqipton 377 fletëparaqitje në trafikun rrugor

Policia e Kosovës, me njësitet e saj, në funksion krijimit të një sigurie më të madhe në trafikun rrugor, parandalimin e aksidenteve si dhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj të gjithë atyre pjesëmarrësve që shkelin rregullat e trafikut rrugor, javën që po lëmë pas ka realizuar një plan operacional pesëditor “kontrolli i shtuar i trafikut, respektimi i semaforit”, në të cilin janë angazhuar edhe zyrtarë policor në rroba civile, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

PK më tutje thotë se operacioni është fokusuar në rrugët e qytetit si dhe në pjesën e rrugës magjistrale Prishtinë – Fushë Kosovë, ku janë të vendosur një numër i madh i semaforëve në udhëkryqe por janë mbikëqyrur edhe kundërvajtjet tjera të mundshme siç është mos rreshtimi me kohë dhe pengimi ose rrezikimi i komunikacionit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Operacioni ka rezultuar të jetë efektiv dhe gjatë realizimit të tij janë shqiptuar gjithsejtë 377 fletëparaqitje: Për mosrespektim të dritës se kuqe në semafor janë shqiptuar 201 fletëparaqitje, kurse për rreshtimin e gabuar në udhëkryqe 176 fletëparaqitje”, thotë PK.

Policia e Kosovës shton se duke marr parasysh edhe aspektin e ngritjes së temperaturave, shtimin e aktiviteteve dhe ndryshimin e fluksit apo qarkullimit të automjeteve dhe njerëzve, PK në vazhdimësi do të veprojë në realizimin e detyrave dhe operacioneve të tilla në funksion të zbatimit të ligjit në përgjithësi dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore, e në veçanti krijimit të një situate sa më të mirë për të gjithë pjesëmarrësit edhe në trafikun rrugor.

Prandaj në këtë fushë kërkohet një përkushtim, bashkëpunim dhe vigjilencë nga të gjithë sepse secili mund të japë kontributin e vet në krijimin e një siguri më të madhe në trafik nëpër rrugët tona.