Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shqipëria i shpall luftë me para kultivimit të drogës

Qeveria do të ndërtojë shtëpitë e fermerëve të varfër si dhe do të paguajë shkollimin e fëmijëve të tyre për të parandaluar kultivimin e drogës.

Strategjia kundër kanabisit nuk parashikon vetëm goditjen e këtij fenomeni përmes forcës, por ajo përmban edhe një sërë masash ekonomike dhe sociale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas strategjisë, në Shqipëri është evidentuar një sipërfaqe prej 20 mijë hektarësh tokë, e cila ka rrezik të lartë që të mbillet me hashash. Për të ulur këtë risk strategjia propozon 14 masa ekonomiko-sociale për trajtimin e banorëve përreth këtyre zonave.

Masa e para është ajo e nxitjes së vetëpunësimit për fermerët në zonat me risk. Qeveria do të zgjerojë skemat e financimit për të hapur vende pune në fshat, ndërsa fermerët që nuk mund të angazhohen në programet e vetëpunësimit do të marrin ndihmë ekonomike, raporton Top Channel.

Po kështu, strategjia parashikon shtrirjen e programeve të strehimit edhe në zonat rurale, ku shteti do të ndërtojë vetë shtëpitë e familjeve fermere në nevojë.

Rritja e ndihmës financiare do të shoqërohet edhe me masa që nxisin shkollimin. Fëmijët e familjeve të varfra që jetojnë në zonat e thella do të arsimohen në qendra urbane me shpenzime të shtetit.

Paralelisht, tekstet shkollore do të shpërndahen falas. Në strategji qeveria ka parashikuar edhe një amnisti të pjesshme fiskale, e cila fal taksat e papaguara të tokës në zonat e rrezikuara si dhe do të heqë përfundimisht disa taksa të tjera, të cilat janë konsideruar si të papërshtatshme.

Nga ana tjetër, 10 për qind të buxhetit për mbështetjen e prodhimit bujqësor do të jepet si financim i drejtpërdrejtë për fermerët e rrezikuar.