Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vetura godet për vdekje fëmijën katërvjeçar në Podujevë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Llugë të Podujevës, me ç’rast ka humbur jetën një fëmijë katërvjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar policia e Kosovës që ka njoftuar se në aksident është përfshirë një automobil me targa vendore dhe këmbësori fëmijë rreth katërvjeçar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia ka konfirmuar për Koha.net po ashtu se vozitësi i dyshuar është dërguar menjëherë në mbajtje, ndërsa vdekjen e fëmijës e ka konstatuar mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente në Podujevë.

“Me datën 29.03.2017 rreth orës 18:10 në fshatin Llugë KK-Podujevë është raportuar për një aksident trafiku me fatalitet ku janë të përfshirë një automjet civil me targa vendore dhe një këmbësor (fëmijë) rreth katër vjeç. Në vendngjarje janë njësitë policore së bashku me Prokuroren kujdestare duke menaxhuar vendin e ngjarjes. Vdekjen e fëmijës e ka konstatuar mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente në Podujevë. Me urdhër të prokurores vozitësi i dyshuar dërgohet në mbajtje ndërsa trupi i pajetë dërgohet ne institutin e mjekësisë ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë.